AktualitetKosovaTë fundit

Cakaj në Paris: Domosdoshmëri anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

Sot në Paris u mbajt sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë Gent Cakaj, i pranishëm në këtë konferencë nënvizoi rëndësinë e edukimit dhe trashëgimisë kulturore e historike në zhvillimin e shoqërive të hapura dhe prosperuese. “Theksuam përkushtimin e plotë dhe arritjet e pamohueshme të Shqipërisë në këtë drejtim”, – u shpeh Cakaj.

Ministrin shton se nënvizoi gjithashtu domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. “Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO”, – u shpreh Cakaj./ata

 

Fraksion.com