Ambasadori italian, Cutillo: Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më parë
“Gjykata Kushtetuese, si një nga institucionet më të larta në vend duhet të ngrihet sa më pare”.
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo ka komentuar situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke sugjeruar sipas tij që të në lidhje me këtë krizë të merret mendimi i Komisionit të Venecias.
Cutillo është shprehur se Gjykata Kushtetuese si një nga institucionet më të larta në vend duhet të ngrihet sa më parë.
“Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen, por unë them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në bazë të ligjit dhe procedurave”, tha ai.
“Ka një debat për kompetencat, por palët duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”, theksoi ambasadori Cutillo./ata
Fraksion.com