Zaev: Me Micotaqis do të flasim edhe për axhendën evropiane
Kreu i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite do të udhëtoj për Greqi ku mes tjerash do të realizoj takim edhe me homologun e tij grek Micotaqis.
“Nesër pasdite udhëtoj për në Greqi marr pjesë në një simpozium, do të takohem me Micotaqisin dhe do të kem fjalim. Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësin që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, ta thelojmë bashkëpunimin”, deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev.
Zaev sot pasdite do të qëndrojë në Selanik ku do të marr pjesë në një forum ekonomik. Megjithatë ai do të realizoj takim edhe me homologun e tij grek Micotaqis me të cilin krahas temave ekonomike do të flas edhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Pres tema ekonomike sepse jemi ne një Forum ekonomik, do te flasim edhe për axhenden evropiane, unë jam falënderues që Greqia është kyçur në përparimin e axhendës tonë evropiane. Ajo që është me rëndësi do të flasim edhe për implementimin e Marrëveshjes së Prespës”, tha Zaev./Alsat
Fraksion.com