Tusk, Macronit: Nuk do të ketë Europë sovrane pa Ballkan të integruar
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka theksuar se nuk do të ketë Europë sovrane pa Ballkan të qëndrueshëm dhe të integruar me pjesën tjetër të kontinentit.
Në fjalimin në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2019/2020 në Kolegjin e Europës, Donald Tusk i është drejtuar presidentit francëz, Emmanuel Macron.
“Tani duke iu drejtuar Presidentit Francez, një nga udhëheqësit e padiskutueshëm të Bashkimit Evropian, dhe shpresës tonë për të ardhmen, dhe mikut tim të dashur. Unë dua t’i them atij që e ndaj ëndrrën e tij për një Europë vërtet sovrane. Jam i bindur që ne jemi të aftë për të, me kushtin që të veprojmë si sovran. Dhe jo ashtu siç ishte kohët e fundit në rastin e zgjerimit të BE-së. Nuk do të ketë Europë sovrane pa Ballkan të qëndrueshëm të integruar me pjesën tjetër të kontinentit, dhe nuk do të duhet të jesh një historian për ta kuptuar këtë”, ka deklaruar Donald Tusk.
Fraksion.com