AktualitetPolitikëTë fundit

Nesër kuvendi seancë të jashtëzakonshme për dekretimin e Xhaferllarit

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë ditën e nesërme një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00.

Mësohet se kjo seancë  është thirrur  lidhur me veprimin e dekretimit të Marsida Xhaferllarit nga presidenti Meta si anëtare të Kushtetueses. Ndër të tjera, Kuvendi pritet të marrë një vendim për këtë çështje, e cila ka çuar sërish në përplasje të fortë  institucionet shtetërore.

Emri që ka çuar në përplasje institucionet është ai i Arta Vorpsit.
Presidenti Ilir Meta, duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi par përfundimit të afatit 30 ditor,  për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED,  e  futi dje në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pas përfundimit të afatit, Vorpsi e cila kryesonte listën e pikëzuar u shpall gjyqtare e Kushtetueses por për të nisur detyrën do duhet të betohet para presidentit, por Meta  tha ditën e djeshme se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për të.

Meta tha se KED nuk mund t’i vendosë afate presidentit, duke e quajtur kreun e saj Ardian Dvorani mafioz dhe të përdorur politikisht.

 

Fraksion.com