AktualitetTë fundit

“Me dorë mbi kushtetutë, ia dërgon Presidencës me postë”; Arta Vorpsi betohet si anëtare në Gjykatën Kushtetuese në noteri

Arta Vorpsi është betuar ditën e sotme në një formë të pazakontës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, përpara noteres Miranda F. Xhemalçe. Një ditë pasi presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për Vorpsin, kjo e fundit ka injoruar institucionin e presidentit dhe ka bërë betimin para noteres, për t’ia nisur më pas kreut të shtetit me postë.

Veç presidentit Vorpsi i ka dërguar një kopje të deklaratës Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe një kopje Gjykatës Kushtetuese.”Unë e nënshkruara Arta Vorpsi në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletoren Zyrtare nr.151/2019 si dhe në nenin 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me vullnetin dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit kushtetues dhe me dorën e vendosur mbi kushtetutë.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mua do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”

Kjo deklaratë hartohet në 4 kopje, 1 kopje mbahet nga deklaruesi ndërsa 1 kopje i dërgohet presidentit të Republikës, 1 kopje i dërgohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe 1 kopje i dërghet Gjykatës Kushtetuese”, përmbyllet deklarata e Arta Vorpsit.

 

Fraksion.com