“Isha pranë mamit kur vdiq”; Alvin Berisha rrëfen tmerrin që ka parë në Siri
“Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj por shpëtova”. Ky është rrëfimi i vogëlushit Alvin Berisha, 6 ditë pasi doli nga kampi Al Hol në Siri dhe u kthye pranë familjes.
Djali do të merret sërish në pyetje nga prokurorët muajin e ardhshëm, pasi të rikuperohet nga ndërhyrja kirurgjikale.
Prokurorët u përpoqën të mesonin nga Alvin për kohën se kur vdiq e ëma, por vogëlushi tha se i kujtohej vetëm fakti se ishte një ditë shumë e nxehtë.
“Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol”- tha Alvin. Për të mësuar kur ka ndodhur bombardimi, do të priten konkluzionet e mjekëve, të cilet do të analizojne plagën e vogëlushit në këmbë.
Pas rënies së shtetit islamik dhe pas vdekjes së nënës së tij që e çoi në Siri, Alvin Berisha jetonte në kampin Al Hol në veriperëndim të Sirisë, që kontrollohet nga kurdet.
Prokruorët do të presin që vogëlushi të rikuperohet fizikisht dhe emocionalisht për ta pyetur sërish se si ka jetuar në Siri, ku ka parë të gjitha horroret e Kalifatit.
Fraksion.com