Ish-gruaja e Stallones: Ja si e tradhtoi burri Madonnën me mua (Foto)
Aktorja e njohur daneze si dhe ish-bashkëshortja e Silvestër Stallones, Brigitte Nielsen nuk ka shkuar asnjëherë mirë me ikonën e muzikës pop Madonna.
E ftuar së fundmi në emisionin “The Talk” në CBS ajo deklaroi se ka shkuar me aktorin e njohur Sean Penn në kohën kur ai ishte i martuar me Madonnën.
“Kam bërë seks me Penn kur ai ishte i martuar me Madonnën, për inat të saj”, ka rrëfyer aktorja.
‘Ishte viti 1987 kur isha në një klub me Madonnën. Ajo u tregua shumë e pasjellshme me mua dhe nisi të më ofendonte dhe unë përfundova duke e goditur në fytyrë. Ishte me duar të hapura dhe goditja ishte e fortë duke marrë parasysh që ajo nuk është aq e madhe, ndërsa unë jam gjigante. Atë mbrëmje madje më nxorën jashtë truprojat e lokalit,’ ka vazhduar rrëfimin Brigitte Nielsen.
Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi aktorja muaj më vonë u nis për në jug të Francës ku qëndronte Madonna, për t’i kërkuar falje.
“Por më e mira e historisë nuk ka ardhur ende. Shkova për t’i kërkuar falje për atë që ndodhi po pashë që ajo jo vetëm nuk kishte ndryshuar sjelljen e saj po u treguar dhe më e vrazhdë. Dhe për ta bërë të ndihet keq unë kalova një natë me Sean Penn që në atë kohë ishte bashkëshorti i saj”, ka mbyllur rrëfimin aktorja.
Për kohën kur flet për hakmarrjen ndaj Madonnës, Brigitte Nielsen ka qenë e martuar me Silvester Stallonen.