Gara për Prokurorin e Përgjithshëm: Olsian Çela renditet i pari nga KLP
Olsian Çela është kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, i cili është renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi është shprehur se, “procesi përmbledh të gjitha vlerat e reformës në drejtësi. Kushtetuta parashikon që KLP ka fjalën e pare në procesin e rëndësishëm. Ne i çojmë Kuvendit një listë me 3 kandidatë për profesionalizmin, integritetin dhe pozicionin karshi kolegëve dhe publikut. Ka qenë një proces i zgjatur, por që nuk varet vetëm nga Këshilli jonë. Sot do të ndajmë rezultatet e punës sonë përzgjedhëse”.
“Jemi kujdesur të jemi sa më transparentë me publikun për mënyrën se si përzgjidhen dhe emërohen kandidatët. Sot bëmë pikëzimin sipas rregullores që parashikon vlerësimin sipas 4 kritereve lidhur me aftësitë profesionale, integritetin personal, aftësitë drejtuese dhe kriteret shtesë që i jep Këshillit mundësinë të krijojë disa nuance”, theksoi Ibrahimi.
“Vendimi për renditjen e kandidatëve është Olsian Çela me 459 pikë, Arta Marku me 406 dhe Fatjona Mençaj me 362 pikë”, theksoi Ibrahimi.
Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku dhe dy prokurorët Olsian Çela dhe Fajtona Mençaj të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, dolën dje para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata prezantuan eksperiencën e tyre profesionale dhe iu janë përgjigjën edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan.
Fraksion.com