Botohet në Fletoren Zyrtare emërimi nga Kuvendi i 2 anëtareve të Gjykatës Kushtetuese
Dy emrat e votuar nga Kuvendi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji janë botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot vendimi i Kuvendit nr. 133/2019 ,datë 11.11.2019 për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska anëtare të Gjykatës Kushtetuese
Gjithashtu në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe vendimi i Kuvendit nr. 134/2019,datë 11.11.2019 Për zgjedhjen e zonjës Fiona Papajorgji anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Fraksion.com