AktualitetTë fundit

Bonusi i bebes, në 10 muaj e përfituan 30 067 të porsalindur

Në 10 muaj bonusin e bebes e përfituan 30 067 të porsalindur.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te kjo nismë e qeverisë, që ndihmon financiarisht familjet e reja për çdo të porsalindur, ndërsa solli edhe statistika të shpërndarjes së këtij fondi.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur të 30,067 bebeve që kanë përfituar bonusin deri në fund të tetorit 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

“Në lidhje me personelin jam shumë e kënaqur, regjistrimin e fëmijës e kemi bërë në maternitet dhe bonusin e mora menjëherë”, tha një nënë e re.

Bonusin e bebes e kanë përfituar edhe 2040 fëmijë të lindur në spitalet jopublike.

“Bonusi është ndihmë shumë e madhe për të gjitha familjet e reja…. Jam nënë e dy fëmijëve, linda të tretin dhe mora çekun 120 mijë lekë”, tha një tjetër nënë.

Po ashtu, janë 7394 fëmijë të lindur jashtë vendit që kanë përfituar bonusin e bebes.

“Kam lindur binjakë në spitalin e Fierit dhe kam marrë edhe bonusin. Jam shumë e kënaqur për bonusin. Falënderojmë qeverinë për këtë bonus që është një ndihmë ekonomike për ne nënat e reja”, u shpreh një tjetër.

Me bonusin e bebes prindërit përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

 

Fraksion.com