AktualitetPolitikëTë fundit

Balla uron Peter Beyer për zgjedhjen Raporter për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot Peter Beyer për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në detyrën e Raporterit për Kosovën.

Deputeti gjerman, Beyer u zgjodh me 33 vota, ndërsa ishte në garë me deputetin rus Kondratyev, i cili mori 6 vota.

Balla vlerësoi se “Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Sapo urova kolegunPeter Beyer (33 vota) për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në detyrën si Raporter për Kosovën, në garë me deputetin rus Kondratyev (6 vota). Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi Balla.

 

Fraksion.com