Arrihet armëpushim për luftimet në Rripin e Gazës
Një armëpushim hyri në fuqi të enjten, pas dy ditësh luftime midis Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës.
Dhuna nisi pasi Izraeli vrau komandantin e grupit miliant Xhihadi Islamik Palestinez.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza – territor që kontrollohet nga militantët e Hamasit – tha se 32 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa mbi 60 të tjerë janë plagosur.
Një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez konfirmoi për BBC-në se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 5:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Një zyrtar i lartë egjiptian tha për agjencinë e lajmeve AFP se marrëveshja e armëpushimit ka ardhur “si rezultat i përpjekjeve të Egjiptit”.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha se edhe OKB-ja, edhe Egjipti kanë “punuar shumë për të parandaluar përshkallëzimin në dhe rreth Gazës, që do të çonte në luftë”.
Izraeli, megjithatë, nuk e konfirmoi armëpushimin.
Fraksion.com