“Vetëvendosja hodhi sot farën e parë në Tiranë”, paralajmërimi i fortë i Zaloshnjës: Ja çfarë synon! (Kush duhet të trembet)
Analisti Eduard Zaloshnja tha se Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit hodhi sot farën e parë të hapjes së një partie në Shqipëri, me reagimin për situatën në Astir.
Në emisionin “Real Story”, në News24, Zaloshnja u shpreh se qëllimi i VV është spostimi i dy partive të mëdha në vendin tonë, ashtu siç bëri në Kosovë.
“Objektiv i VV afatgjatë-strategjik ka qenë bashkimi me Shqipërinë. Ata panë se patën sukses në Kosovë. Hapja e zyrës, që është OJQ tani, nesër mund të bëhet parti. Ashtu siç u lodh komuniteti i shqiptarëve në Kosovë nga dy partitë e mëdha, ashtu dhe nesër-pasnesër komuniteti i elektoratit shqiptar do mërzitet me dy partitë kryesore dhe do krijohet mundësia e një partie të tretë.
LSI praktikisht është thjesht një fraksion i pushtetit. Nuk e di sa sukses do kenë, por në Kosovë patën. Duket se po synojnë këtë gjë në shqipëri. Sot hodhi farën e parë, nuk e di sa sukses do të ketë. Edhe deklarata e Ramës dhe Veliajt menjëherë pas deklaratës së VV për situatën në Astir ishte pikërisht një kundër-goditje pas goditjes që bëri VV”, tha Zaloshnja.
Fraksion.com