SHBA, bien krimet e urrejtjes
Për herë të parë në katër vjet, krimet e urrejtjes pësuan rënie të lehtë në Shtetet e Bashkuara, sipas statistikave vjetore të FBI-së të publikuara të martën dhe që pasqyrojnë vitin 2018.
Agjencitë e zbatimit të ligjit i raportuan FBI-së 7,120 incidente të motivuara nga paragjykimet nga 7,175 që ishin në vitin 2017, thotë raporti.
Megjithë rënien e numrit të incidenteve, viti 2018 solli më shumë vdekje se asnjëherë deri më sot përsa u përket krimeve të urrejtjes. Agjencitë e zbatimit të ligjit raportuan 24 vetëvrasje të klasifikuara si krime të urrejtjes, më shumë se asnjëherë më parë, si dhe 3.099 vepra të dhunshme të këtij klasifikimi, niveli më i lartë që nga viti 2001, shkruan VOA.
“Të dhënat e FBI-së për krimet e urrejtjes për vitin 2018 konfirmojnë atë që ne tashmë dimë: komunitetet vazhdojnë të përballen me urrejtje në Amerikë dhe dhuna po keqësohet,” tha Maya Berry, drejtore ekzekutive e Institutit Arabo-Amerikan.
Rënia e lehtë në numrin e incidenteve të raportuara të krimit të urrejtjes pason një rritje prej më shumë se 30 për qind gjatë tre viteve të mëparshme dhe vjen ndërkohë që në raportin vjetor morën pjesë një numër më i vogël i departamenteve të policisë.
FBI-ja e përkufizon krimin e urrejtjes si një vepër penale të motivuar nga paragjykimi ndaj racës, përkatësisë etnike, fesë, paaftësisë fizike, orientimit seksual, gjinisë ose identitetit gjinor.
Fraksion.com