Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s merr çmimin “Diplomat i vitit” i Politikës së Jashtme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pranoi çmimin “Diplomat i Vitit” nga revista Politika e Jashtme në një ceremoni në Uashington, D.C të martën natën (12 nëntor 2019).
Duke pranuar çmimin nga kryeredaktori Jonathan Tepperman, Z. Stoltenberg solli një shembull për “diplomacinë e papërkulshme transatlantike, të mbështetur nga një mbrojtje e besueshme transatlantike”. Duke e quajtur NATO-n “një koefiçent unik diplomatik”, ai tha: “Kur 29 kombe flasin me një zë, zëri i tyre është më i fuqishëm se çdo tjetër në botë”.
Fraksion.com