Rama fton qytetarët në shesh më 16-17 nëntor 2019
Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot gjithë qytetarët që të mos humbin takimin e madh me Bujqësinë, që promovon produktet shqiptare.
Panairi më i madh i bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” do të zhvillohet në datat 16-17 Nëntor 2019, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Panairi i këtij viti vjen pas suksesit të vjetshëm, si eventi më i madh bujqësor dhe blegtoral në shkallë vendi, i cili sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.
Në këtë edicion pritet një pjesëmarrje me mbi 400 fermerë, sipërmarrës të agrobiznesit dhe 12 biznese agroturistike, që do të bëhen bashkë në Panairin “Shqipëria Punon Tokën” për të sjellë ‘aromën’ e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.
Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.
Fraksion.com