AktualitetTë fundit

Korçë: Nga përplasja në bulevard, makina përfundon brenda dyqanit

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një prej mjeteve ka përfunduar në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Republika’.

Njoftohet në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëri-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani. Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale (dy mjetet dhe dyqani).

Ndërkohë kjo përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia, e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Fraksion.com