“Ja pse jemi të vendosur”; Ambasada e SHBA: 1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një video në “Facebook”, thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID, i cili këtë javë ka punuar me partnerët për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.
Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni.”, shkruan ambasada e SHBA.
Ndërkohë, ndër të tjera në video shkruhet se “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.
Fraksion.com