Vrasja e teknikut të kondicionerëve, dorëzohet në polici një nga vëllezërit Kusi
Vetedorezohet ne polici, Griseldo Kusi, njeri nga vellezerit Kusi, te shpallur ne kerkim per vrasjen e Indrit Çelajt, i riu qe kishin punesuar si teknik per kondicioneret ne punimet e shtepise se re ne kryeqytet.
Nga informacioneve të para Griseldo Kusi eshte paraqitur ne polici ne prani te avokatit te tij.
Vëllezërit Griseldo dhe Alban Kusi, qe jane të dyshuarit kryesorë për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, jane persona te shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Indrit Çelaj u qëllua më 23 gusht me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit. Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë. Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj.
Burime nga grupi hetimor kishin bere me dije se pavarësisht kërkimeve në të gjithë Shqipërinë, nuk ishte arritur që të zbulohej asnjë gjurmë e tyre. Nga gjurmimi i telefonave të tyre, sinjali i fundit ka ardhur nga rrethinat e Korçës.
Provat për autorësinë
Prova më e fortë e Prokurorisë dhe që rrëzoi alibinë e protagonistëve të përfshirë në vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, kanë qenë kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes.
Grupi hetimor ka analizuar pamjet e tri kamareve sigurie, që kanë filmuar për afro një orë, nga ora 10:33 deri në orën 11:24, të datës 22 gusht, të gjitha veprimet e dyshimta të autorëve.
Nëpërmjet këtyre pamjeve është bërë identifikimi i vëllezërve Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuar si autorë të dyshuar të vrasjes së 26- vjeçarit Indrit Çelaj. Ndërsa është rrëzuar përfundimisht alibia e babait të tyre, Bujar Kusi, i cili pretendonte se djemtë e tij ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalzit me dy shoqe.
Në dosjen e Prokurorisë theksohet se Griseldo Kusi është filmuar në orën 10:27:30, kur shfaqet në fillim të rrugës dhe me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit. Diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje.
Gjithashtu, dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë. Ndërsa Alban Kusi, në orën 11:24:16, ndodhet në pjesën e pasme të lokalit duke biseduar me shtetasin Agron H. dhe Albani bën lëvizje dhe gjeste të pakontrolluara.
Fraksion.com