Udhëtim me karta ID nëpër Ballkan; Mediat serbe: Realizohet deri në fund të vitit
Gazeta serbe i përshkruan këto si marrëveshjet apo deklaratat më të rëndësishme të “Mini Shengenit” , siç e quan ajo, që mbështet qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit mes tre vendeve, e që të shtunën, u nënshkruan nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore dhe Zoran Zaev në Ohër, të cilëve iu bashkuan në bisedime edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç dhe ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliç. Harta e publikuar prej saj tregon se në “Shengenin Ballkanik” do të përfshihen Serbia ( me Kosovën brenda kufijve të veta), Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina. Ky Union do të kishte 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror.
Në Kosovë, vazhdojnë reagimet kundër kësaj nisme. Pas presidentit Hashim Thaçi dhe kreut te LDK-së, Isa Mustafa, ashpër është shprehur kundër saj dhe zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili foli për për një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje./tch
Fraksion.com