Përplasjet te “Unaza e Re”, Basha: Goditje e planifikuar nga Rama, ai dhe Veliaj do mbajnë përgjegjësi
Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Spitalin e Traumës ku ndodhen të plagosurit e mëngjesit të sotëm si pasojë e përplasjeve në “Unazën e Re”, mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e Policisë.
Basha tha se “Është e rëndësishme që të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi, s’ka të bëjë me një rrugë të re, është një projekt vjedhjeje i denoncuar nga PD, qytetarët dhe i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze ndërkombëtare siç është Zëri i Amerikës. Për të mbushur xhepat e tij, nuk kursen as shëndetin e qytetarëve, një akt kriminal kundër banesave të tyre, jetëve të qytetarëve.
Paralajmëroj gjithësecilin përgjegjës, nga urdhëruesi Edi Rama, Erion Veliaj që do mbajnë përgjegjësi para ligjit, dita nuk do vonë dhe nuk do mungojë kur ata do të përgjigjen para ligjit. Kemi një zotim politik me shkrim të zezë mbi të bardhë, çdo centimetër katror i pronës së tyre do kompesohet me vlerën e tregut. Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të Astirit”, tha Basha.
Fraksion.com