AktualitetTë fundit

Moti i keq; Rrëzohen pishat në qafën e Llogorasë

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë sot nga moti i keq me erëra të forta, ku si pasojë në qafën e Llogorasë janë rrëzuar disa pisha duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “si pasojë e erës së fortës në qafën e Llogorasë kanë rënë disa pisha në rrugë, që kanë pezulluar qarkullimin. Po merren te gjitha masat në bashkëpunim me Policinë që në të dy krahët e rrugës të mos ngjiten automjetet”

“Ndërkohë policia rrugore po punon për heqjen e pishave nga rruga”, – theksoi Mamaj.

Ndërkohë që në portin e Vlorës është pezulluar puna, për shkak të motit të keq.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj, tha për ATSH-në se “për shkak të erës 7-8 ballë në det të hapur trageti “St.Damian, që u nis dje nga porti i Vlorës nuk ka ardhur nga Brindizi”.

Ndërsa kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e lundrimeve të gjitha mjeteve të peshkimit.

OSHEE Vlorë njofton se si pasojë e erërave të forta janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë funksioni fidrin R1 në nënstacionin Radhimë. Për pasojë kanë mbetur pa energji zonat si me poshtë: Dukat, Tagjas, Llogara. OSHEE Vlorë ka ngritur grupin e punës dhe në kushte të pafavorshme po punojnë për të rikthyer energjinë.

 

Fraksion.com