AktualitetTë fundit

“Konflikt interesi”; Kush janë anëtarët që nuk donin të votonin për Prokurorin e Përgjithshëm

Pak orë para intervistimit të kandidatëve për prokurorë të përgjithshëm që startoi në orën 9.30 , KLP shqyrtoi kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.

Por KLP i rrëzoi me shumicë votash pretendimet e Tartar Bazaj, Esmeralda Keshit dhe Kosta Belurit.

Esmeralda Keshi gjykon se mund të ketë konflikt interesi për shkak të një lajmërimi për masë disiplinore, por Këshilli arriti në konkluzionin se Keshi nuk është në konflikt interesi për shkak se është një akt administrativ i cili nuk pengon znj Keshi për të marrë pjesë në procesin e pikëzimit të kandidatëve për PP.

Për rastin e Esmeralda Keshit, Këshilli votoi me 1 votë pro dhe 10 vota kundër.

Ndërsa Kosta Beluri ka paraqitur mendimin e tij për një hetim administrativ nisur ndaj tij, por Këshilli votoi me 10 vota pro pasi z. Beluri nuk ka konflikt interesi.

Për rastin e Bazaj nëse ka apo jo konflikt interesi, Këshilli votoi me 2 vota pro dhe 9 vota kundër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po i zhvillon seanca kaq të rëndësishme për publikun, të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve të drejtësisë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se i ka kërkuar KLP-së praninë e medias për të siguruar transparencë dhe për faktin qe gazetarët nuk po lejohen të ndjekin seancat e KLP, do vendoset në dijeni Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

 

Fraksion.com