AktualitetBota+Të fundit

Izraeli vret komandantin e Xhihadit Islamik Palestinez

Baha Abu Al-Ata, udhëheqës i Xhihadit Islamik Palestinez, u vra së bashku me gruan e tij, kur raketa goditi shtëpinë e tyre.

Izraeli tha se Al-Ata po planifikonte “sulme të menjëhershme terroriste”.

Xhihadi Islamik Palestinez u zotua se do të hakmerret për vrasjen e tij.

Grupi, i cili mbështetet nga Irani, është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza dhe ka kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit.

Grupi militant palestinez i Hamasit, i cili udhëheq Rripin e Gazës dhe konsiderohet rival i Xhihadit Islamik Palestinez, e dënoi vrasjen e Al-Atas dhe tha se “nuk do të kalojë pa ndëshkim”.

Shumë shpejt pas lajmit për vrasjen, militantët hodhën disa raketa në drejtim të Izraelit, por nuk u raportua për të plagosur apo dëme të tjera.

 

Fraksion.com