Gazheli jep dorëheqjen, Robo merr mbështjen e Komisionit: Do forcoj marrëdhëniet historike me Turqinë
Gent Gazheli, ambasadori shqiptar në Turqi, ka dhënë dorëheqjen. Ky fakt u bë i ditur në komisionin parlamentar të Jashtëm, ku mori mbështetjen kryediplomati i ri, Kastriot Robo, Gjatë seancës dëgjimore, Robo shprehu gjithë angazhimin e tij për marrëdhënie shqiptaro-turke dhe çështjet dypalëshe.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Armand Skapi sqaroi se Gent Gazheli, dha dorëheqjen nga posti i Ambasadorit, dhe duke qenë se marrëdhëniet me Turqinë sipas tij kanë rëndësi strategjike vendi nuk mund të lihej vakant.
Kastriot Robo ka mbajtur më herët postin e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident, por u lirua nga detyra nga presidenti Ilir Meta më 31 korrik 2018.
Gent Gazheli mori detyrën më 9 shkurt të vitit 2016, nga presidenti Bujar Nishani. Ai më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Fraksion.com