AktualitetTë fundit

“Astiri”; IKMT: Deri tani janë prishur 24 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka dhënë informacion për objektet, të cilat janë prishur deri tani në zonën e “Astirit”.

Me një shënim më “Facebook”, IKMT-ja thotë se aktualisht janë prishur 24 banesa, ndërsa nëntë të tjera priten të prishen po gjatë ditës së sotme.

Aksioni i IKMT-së për prishjen e banesave ka hasur në rezitencën e banorëve.

 

Njoftimi i IKMT-së

IKMT: Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme.

 

Fraksion.com