Afganistani pajtohet për shkëmbim të të burgosurve me talibanët
Afganistani do të lirojë tre të burgosur talibanë, në këmbim të dy pengjeve të mbajtura nga ky grup, tha presidenti afgan, Ashraf Ghani.
Dy pengjet, një amerikan dhe një australian, kanë qenë ligjërues në Universitetin Amerikan të Afganistanit në Kabul kur janë rrëmbyer në vitin 2016.
Anas Haqqani, një figurë udhëheqëse e rrjetit Haqqani, që është i lidhur me talibanët, dhe dy komandantë të tjerë janë pjesë e marrëveshjes.
Besohet se shkëmbimi mund të çojë në përparim në bisedimet për paqe në Afganistan.
“Për të hapur rrugën për bisedime ballë për ballë me talibanët, qeveria ka vendosur të lirojë tre të burgosur talibanë, në këmbim të dy profesorëve universitarë”, tha Ghani në një fjalim televiziv.
Pengjet e përfshira në këmbim janë shtetasi amerikan, Kevin King, dhe australiani Timothy Weeks.
Të dy ata janë paraqitur në një video, të publikuar në vitin 2017, duke i bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të bie dakord për një marrëveshje që do të siguronte lirimin e tyre.
Gjendja e saktë e dy pengjeve mbetet e paqartë, por në fjalimin e tij, Ghani tha se “shëndeti i tyre është përkeqësuar”.
Fraksion.com