Vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka zhvilluar sot një sot një seancë për shpalljen e vendimit për Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Trupa gjykuese, që përbëhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko, Alma Faskaj pas analizimit të provave dhe fakteve, vendosi sot shkarkimin e Hajrie Muçmatës, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Muçmata u shkarkua nga detyra pasi u përball me disa pikëpyetje rreth pasurive të saj, burimeve të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e Vetingut.
ILDKPKI, e kishte gjetur Muçmatën me probleme në deklarimin e pasurisë dhe e akuzonte atë për fshehje pasurie. Ndërsa KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milionë lekë.
Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.
Fraksion.com