Kim Kardashian mban në shtëpi një gjarpër anakonda 3 metra të gjatë!
Në kopshtin e shtëpisë së Kim Kardashian dhe Kanye West endet i lirë një gjarpër anakonda!
Gjarpri është plot 3 metra i gjatë dhe atë e zbuloi për herë të parë e ëma e Kim, Kris Jenner.
Në InstaStory, ajo publikoi një foto të gjarprit që po endej i lirë në oborr, ndërsa etiketoi e frikësuar vajzën e saj.
“Ummm më duhet të iki”- shkroi Kris krahas postimit, ndërsa të gjithë mbetën të befasuar.
Fakti që Kim është nënë e katër fëmijëve e bën akoma më shqetësues faktin që ajo lejon një anakonda të endet nëpër kopshtin e saj!
As Kanye dhe as Kim s’na kishin folur më herët për këtë “çmenduri” të tyren.
Fraksion.com