AktualitetLife StyleTë fundit

Para dhe krim, kush ua financon luksin vajzave të ekranit

Vajzat e ekranit të apasionuara pas djemëve të “fortë”. Disa prej tyre si të dashura, të tjera si mikesha, disa si të fejuara, e të tjera të etiketuara si eskorta, kanë bërë paktin e tyre me famën dhe vëmendjen.

Në Shqipëri një ndër dy vetë është i varfër, kurse një ndër 20 është ekstremisht i varfër. Banka Botërore ka vlerësuar se 47.5% e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, sipas të dhënave për vitin 2017. Pabarazia në vendin e 4-të më të varfër në Evropë, renditje e Bankës Botërore, sa shkon edhe rritet, ndikuar kjo edhe nga rrjetet sociale.

Rasti i bukuroshes Kejvina Kthella, e cila jo më larg se dje u zbulua se ka lidhje dashurie me Redjan Rrajën, (sipas dëshmisë së tij para grupit hetimor), ngre shqetësimin se si vajzat tona të famshme, për të qenë edhe më të famshme iu duhet në krah një i “fortë” apo kriminel.

Kejvina Kthella

Këmbëngulja për të qenë në pushime aty ku janë “koleget” e tyre nga vende të tjera që janë ku e ku me Shqipërinë për mirëqenien dhe zhvillimin, duket se i bën pre e burrave të pasuruar në mënyrë të dyshimtë dhe kriminale, e kështu në fund të ditës, vajzave tona të ekranit iu shtohen këpucët, biletat, shishet Dom Perignon, Vip-zone, parfumet me qindra euro, shtëpitë e pushimit, makinat e luksit, por jo rroga…

Kejvina Kthella ne rrjetet sociale

Rroga, atyre, njësoj si të gjithë ne që punojmë në media, e dimë që mbetet e njëjtë, ose me një rritje të papërfillshme që nuk arrin kurrsesi të mbulojë shpenzimet që Instagram-i të imponon për të plotësuar pritshmëritë e ndjekësve të tu të varfër.

Kejvina Kthella, u bë e njohur për prezantimin e saj pa të brendshme tek “Xing me Ermalin”, e qysh prej atij momenti, velina bionde njohu vetëm ngritje në famë.
Kejvinës iu shtuan ndjekësit, e bashkë me to edhe zërat më një lidhje dashurie.

Kejvina Kthella

Nga Bekim Bala e te Thomas Strakosha, Kejvina ngeci tek Redjani, kushëriri i Rexhep Rrajës, që u akuzua se rrahu e nxiu ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku, për shkaqe xhelozie. Përfshirja e Redjanit në disa ngjarje kriminale, dhe përfolja si një vrasës me pagesë se pengoi bukuroshen të shoqërohej dhe komunikonte me të.  Metamorfoza e Kejvinës nuk përfshin vetëm operacionet plastike, që nuk ngurron t’i pranojë, por edhe mënyrën e jetesës, qëndrimit, dukurit, folurit etj.

Kejvina Kthella

Shoqëria e saj me Françeska Jaçen përfundoi në mënyrë jo fort elegante, ku Françeska akuzoi Kejvinën për vjedhjen e një çante. Rrahja e Einxhel Shkirës në bashkëpunim me modelen Oriola Marashi, është ngjarja më e freskët ku Kejvina është përfshirë. Megjithëse papunë, me një familje modeste, me disa reklama veshjesh në Instagram nga të cilat mund të marrësh vetëm rroba kineze falas, Kejvina Kthella ka një super-makinë me vlerë 30 mijë euro, dhe pozon edhe me të tjera makina edhe më vlerë më të madhe.

Kejvina Kthella

Po ju të tjerët që jeni edhe në punë, a ia dilni?!

Por Kejvina s’është vetëm. Rrushi sheh rrushin dhe piqet, e kështu është edhe me modelet tona pa kontrata, që të vetmen ëndërr e realizojnë në Instagram, shohin njëra-tjetrën dhe bummm, metamorfoza dhe vaniteti.

Viola Spiro dhe Valentin Selaj, drogë dhe luks në aventurën e biondes së sportit

Viola Spiro dhe ish-i dashuri Valentin Selaj

Viti 2019 e gjeti të vetmuar Violën pas ndarjes nga i dashuri trafikanto-pasanik, Valentin Selaj. Miq të afërtë të prezantueses së emisioneve sportive kanë deklaruar se Viola tashmë është ndarë nga partneri i saj, i cilësuar si “Zoti i drogës” në Itali.  Para se i dashuri të binte në burg, në “Instagram”, moderatorja ndante me ndjekësit foto nga udhëtimet e shtrenjta në Turqi.

Viola Spiro

Spiro nuk hezitonte ta ekspozonte standardin e lartë të jetës, atë të një pasanikeje të vërtetë. Gazetarja e sportit, me një rrogë që nuk i kalonte 50 mijë lekët e reja, e braktisi Tiranën herë pas here për të shijuar vendet më të bukura të sportit në vendet e klasit të parë. Kur i dashuri ra në burg, iku edhe luksi. Me lirimin e tij, Viola rinisi jetën e princeshës për t’i marrë fund në vitin 2019, kur tashmë shohim se me paratë e saj, bukuroshja shkon deri në Berat.

Viola Spiro ne Berat

Elvana Gjata dhe Ervin Mata, ndarja me Flori Mumajesin i solli paratë por jo famën

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Këngëtarja Elvana Gjata që prej kur u njoh me biznesmenin e përfolur për përfshirje në trafikun e drogës, Ervin Mata, ka bërë një transformim rrënjësor në pamje dhe stil jete. Pushimet, itenerari që përshkon gjithë Europën dhe Amerikën e veshjet e shtrenjta që ishin vjedhje e modeleve të Beyonce shpesh kanë krijuar lajm nëpër portale.

Pasi shkoi dhe dështoi në Amerikë, një dështim i bujshëm me “Forever is over”, Elvana u rikthye në Tiranë, ku i dashuri biznesmen në një mbrëmje “high class”, i realizoi asaj 31-vjetorin e ëndrrave.

Festa e Elvanes

Deri tek ngjarja e 4 tetorit në ish-Bllok ku u përfol se Elvana ishte “molla” e sherrit, ajo iu gëzua lidhjes me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kurseu asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Festa e Elvanes

Elvana jeton edhe sot krah tij si ëndërr. Ishte pikërisht partneri i saj, Ervin Mata i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti, pasi nuk arriti që të kishte efektin e pritur.

Elvana Gjata dhe personazhet e 4 tetorit

Me ngjarjen e bllokut, Elvana u zhduk në Gjermani duke mos shkuar as në Polici, gjë që bëri autoritetet shqiptare t’a shpallnin atë në kërkim policor, dhe në momentin e parë që ajo mbërriti në Shqipëri, policia e shoqëroi për të dhënë sqarime.

Pavarësisht akuzave për Matën, “dashuria” apo pluhuri magjik ia ka mbyllur sytë Elvanës, që është në prag martese me Matën, pas fejesës së tyre dy vite më parë. Ajo që shihet është se pas shkëputjes nga Flori, Elvanës iu shtuan me siguri paratë, por jo fama dhe suksesi.

Suada Sherifi dhe Eldi Dizdari, biznesmeni që transformoi vajzën e pasarelave

Suada Sherifi, ish-miss Shqipëria është e martuar me biznesmenin problematik, Eldi Dizdari. Vetë Suada ka ndarë me ndjekësit disa foto ku dhe e ka prezantuar për të gjithë kureshtarët.

Suada Sherifi dhe Eldi Dizdari

Duket se me ardhjen në jetë të vajzës, janë shtuar edhe përgjegjësitë për këtë çift që nisi bashkëjetesën në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, një kompleks banimi pranë rrugës së “Elbasanit”. “Transformimi” i vajzës së pasarelave pas lidhjes me Eldin, ra menjëherë në sy.

Suada Sherifi me vajzen

Burri biznesmen, i akuzuar për trafik droge dhe një sërë ngjarjesh të tjera, përfshirë edhe ata të 4 tetorit 2018 në bllok i sponsorizoi Suadës hapjen e një qendre estetike me trajtime luksi me një vlerë mbi 100 mijë euro. Udhëtimet, makinat e shtrenjta, dhe veshjet e luksit janë vetëm maja e ajsbergut.

Trejsi Sejdini, problematikja e Elbasanit me Leonard Dukën

Santiago Malko, Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

Lidhja e tyre është e faktuar nga vetë postimet e ish-missit në rrjetet sociale. Është e skeduar makina “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro që Duka i ka dhuruar Sejdinit. Ky automjet më vonë u sekuestrua nga policia ndërsa edhe vetë ish-missi është shoqëruar në polici në prill.

Trejsi Sejdini, makina

Por pavarësisht situatës së keqe që po kalon i dashuri i saj, Trejsi duket se vazhdon të jetë e qetë dhe të shijojë luksin që e ka kapluar prej gati 3 vitesh, ku një çamarroke e papunësuar askund bredh me orë floriri, me makinë super-luks dhe mijëra euro shpenzime pushime… me dy prindër që punojnë mësuesë. I dashuri përflitet se i dha titullin “Miss”, dhe i ka mundësuar luksin. Ndërkohë që vetë, ai akuzohet si koka e klanit Duka, një nga grupet kriminale me rrezikshmërinë më të lartë të momentitnë Shqipëri.

Ervis Martinaj dhe Rashel Kolaneci

Asnjëherë e zyrtarizuar por gjithnjë e përfolur. Biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj dhe velina e parë e “Xing me Ermalin”, Rashel, janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Rashel Kolaneci dhe Ervis Martinaj

Bossi i kumarit, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale përflitet se ka qenë sponsorizues edhe i disa operacioneve plastike të Rashel, por këtë të fundit, po e quajmë thashethem.

Rashel Kolaneci

Ajo që është fakt, është jeta luksoze e Rashelit nga një shtëpi pushimesh në tjetrën.

Rashel Kolaneci

Në Instagramin e Rashel, ndihesh tejet i varfër kur sheh që Rashel në verë pozoi edhe nga një shtëpi pushimesh në ishullin e VIP-ave, Mykonos në Greqi, ku e prezantonte si shtëpinë e saj të re…

Rashel Kolaneci

Të kenë qenë kursimet nga rroga me 8 zero nga puna në Xing?! Ermal, ti mund të na i shuash dyshimet :p

Redona Koçi dhe Artan Jahelezi

Redona Koci

E nga Rasheli le të prekim pak edhe juristen Redona Koçi. Koçi, që u bë e famshme se u zhvesh lakuriq në Instagram, dhe më pas disa miq të saj në portalet online e bënë lajm me titullin “Avokatja Seksi që po çmend shqiptarët”, është prej 6 vitesh në një lidhje të gjatë.  Të gjithë miqtë e saj të afërt, thonë se e papunë dhe me titull avokate, Redona është në një lidhje me biznesmenin Artan Jahelezi, pronarin e club Amsterdam.

Redona Koci

Lidhja e tyre ende nuk është zyrtare, por gjurmët që lë Redona na lënë të kuptojmë se është Jahelezi veriori që i ka marrë zemrën. Jeta e Redonës vërtitet nga një hotel tek tjetri, nga një Range në një BMW, nga flokët me zgjatje tek paruket, ndërsa Jahelezi, i dënuar për trafik droge dhe shkatërrim prone, sa mbyll një telash me drejtësinë, hap tjetrin.

Redona Koci dhe makina

Lista e vajzave të showbiz-it që të lidhura me personazhet e errëta të krimit në Shqipëri është e gjatë. Disa prej tyre si të dashura, të tjera si mikesha, disa si të fejuara, e të tjera të etiketuara si eskorta, kanë bërë paktin e tyre me luksin, famën dhe vëmendjen. Kurrsesi s’do e justifikonin jetën e luksit dhe paratë e shpenzuara me të ardhurat që kanë, por pakti i tyre ua përmbush. Ata harxhojnë paratë e ato rininë, për të thelluar pabarazinë në vendin ku për t’u quajtur i papunë duhet të kërkosh punë në mënyrë aktive çdo ditë…për të paktën 2 muaj./Dosja.al

 

Fraksion.com