AktualitetBota+Të fundit

Irak: Kryeministri premton plotësimin e disa kërkesave të protestuesve

Kryeministri i Irakut, Abdul Mahdi ka kërkuar nga protestuesit që të lejojnë që në vend të kthehet normalitetit dhe ka premtuar se disa nga kërkesat e tyre do të realizohen në ditët në vazhdim.

“Protestat na kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë që t’u bëjnë presion grupeve politike dhe qeverisë… për reforma dhe që ndryshimet në ndodhin. Megjithatë, protestuesit duhet të lejojnë që në vend të kthehet jeta normale, gjë e cila do të çonte në legjitimimin e kërkesave të protestuesve”, tha kryeministri irakian, përmes një deklarate për media.

Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në disa protesta këtë muaj në Irak, në kërkim të vendeve të punës, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira.

Kryeministri i Irakut po ashtu përmes deklaratës tha se reformat e reja në sistemin zgjedhor do të bëhen publike “në ditët e ardhshme”.

 

Fraksion.com