AktualitetBota+Të fundit

Shtypi në Europën Lindore për rënien e Murit të Berlinit

Gazetat rumune heshtёn, ato kroatё brohoritёn. Çfarё shkruante shtypi europiano-lindor pёr rёnien e Murit tё Berlinit 30 vjet mё parё?

Nёse lexon gazetat e Rumanisё tё 11 nёntorit 1989, tё duket, se nuk ka ndodhur asgjё e rёndёsishme nё botё. Me pёrjashtim tё “fjalimit mjeshtёror tё shokut Nicolae Ceausescu nё plenumin e zgjeruar tё Komitetit Qendror tё Partisё Komuniste tё Rumanisё”, sikurse shkruan organi i partisё “Scînteia” (“Shkёndija”), nё tё cilin kreu i shtetit dhe i partisё rumune lёvdonte me tё madhe “programin e shkёlqyer pёr punёn dhe luftёn revolucionare tё tё gjithё popullit si dhe pёr “plotёsimin shembullor tё detyrave ekonomike”. Ajo qё po ndodhte 1500 km nё veri-perёndim tё Bukureshtit, nё Berlinin e ndarё, gjatё kёtyre ditёve, nuk pёrmendet me asnjё fjalё. Nё vend tё kёsaj theksohet fort socializmi si “rruga e zhvillimit tё lirё e tё pavarur tё popujve”.

Edhe nё Bullgari nuk ndihet entuziazёm pёr rёnien e Murit: Gazeta “Rabotnitschesko delo” (“Vepra e Punёtorёve”), organi i shtypit i Parisё Komuniste bullgare, fare skajshёm i kushton njё lajm plenumit tё dhjetё triditor tё Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) dhe publikon listёn e anёtarёve tё Komitetit Qendror, qё “duhet tё largohen pёr arsye disiplinore”. Kushtet e reja pёr udhёtimet jashtё vendit pёrmenden nё gazetё mё 10.11.1989, por autori i tekstit duke cituar fjalёt e Günther Schabowskit qartёson, se arsyet pёr ekzistencёn e murit nuk janё zhdukur, pavarёsisht se ai tani ёshtё i kalueshёm. Fjala “mur” vendoset nё thonjёza sikur ai tё mos kishte ekzistuar ndonjёherё e sikur tё ishte njё term i gabuar (kjo sepse nё zhargonin e udhёheqjeve tё partive socialiste muri quhej “mur mbrojtёs”).

Por njё koment i shkurtёr i pozicionuar nё mёnyrё diskrete nё faqen 4 tё gazetёs “Trud” (“Puna”), organ i shtypit tё sindikatave, jep njё pёrshkrim vizionar tё ngjarjeve: “Kёtej e tutje do tё flitet mё shumё pёr ndarjen, se sa deri mё sot”, parashikonte autori Dragomir Draganov mё 14.11.1989. Nё fakt sot – 30 vjet pas rёnies sё Murit – nё Gjermani ende diskutohet pёr dallimet mes lindjes e perёndimit tё Gjermanisё, si p.sh. lidhur me nivelin e pensioneve dhe tё rrogave ose pёr  vendet e punёs. Autori shkruan mё tej: “Nё RDGJ ka pasur arritje tё rёndёsishme sociale, qё tani (shёn. red. pas rёnies sё murit) nuk duhen lёnё pas dore.”

Gёzim nё Kroaci dhe nё Poloni

Nё Kroaci nё tё kundёrt shtypi ishte euforik. Nё plot katёr faqe gazeta mё e madhe “Večernji list” shkruan pёr ngjarjet nё Berlin. Njё fotografi e njё burri pranё murit me çekiç nё dorё ka si diçiturё:  “Nё kёto goditje çekiçi duket se ёshtё akumuluar indinjata e tё gjitha viteve, qё kanё kaluar pas Murit tё Berlinit.” Nё Berlin mbizotёron “atmosferё si nё kohёn e karnavaleve”. Me njё ton tё lehtё sarkastik “Večernji list” citon ish-kreun e shtetit nё RDGJ Erich Hoenecker, i cili nё fillim tё vitit kishte thёnё, se Muri do tё qendrojё edhe nё 100 vjet.

Nё njё tjetёr artikull nё tё njёjtin numёr tё kёsaj gazete shkruhet, se Kremlini ka pasur dijeni qysh mё parё pёr kёto zhvillime, meqёnёse zёvendёsi i Honeckerit, Egon Krenz, nё fillim tё nёntorit ishte takuar me Michail Gorbatschowin nё Moskё dhe ia ka paraqitur atij me siguri planet e tij. Nё numrin e saj mё 10.11.1989 gazeta kroate shpreh mendimin, se ngjarjet e kthesёs politike nuk ishin spontane dhe tё paparashikueshme.

Raportim i menjёhershёm nё Poloni dhe nё Bashkimin Sovjetik

Gazeta polake “Gazeta Wyborcza” e titullon artikullin e saj asokohe “Europa pa Mur” dhe shkruan: “askush nuk e di se çfarё pasojash do tё ketё rёnia faktike e Murit tё Berlinit. Megjithatё: Ështё njё zhvillim i pakthyeshёm: Tё shtёnat kundёr njerёzve kanё marrё fund. Nё Berlin, nё zemёr tё Europёs, nё luftёn e lirisё kundёr telave me gjemba, ka fituar liria.”

“Punonjёsit e kufirit bёjnё vetёm sehir, kur njerёzit nё grupe kapёrcejnё Murin ose ulen mbi kёtё Mur, ku çdo vit janё vrarё gjatё tentaiva pёr t’u arratisur shumё njerёz”, shkruan gazeta hungareze  Zeitung Népszava ( “Zёri i Popullit”) pёr ngjarjet nё qytetin e ndarё.  “Berlini feston”, shkruan gazeta Népszabadság (“Liria e Popullit”) duke e quajtur murin si “simbol i sё shkuarёs” nё reportazhin e saj nga Berlini.

Edhe shtypi nё Bashkimin Sovjetik i kushton vёmendje ngjarjeve aktuale nё Berlin. “Iswestija” (“Lajmet”) mё 10.11.1989 shkruan pёr “ditё dramatike” nё RDGJ. Gjithashtu raportohet gjerёsisht pёr fjalimin e Egon Krenz mbi pёrtёritjen dhe zbutjen e rregullave pёr udhёtimet jashtё vendit.

“Neues Deutschland” dhe raportimi nё RDGJ

Por si raportohej nё vet RDGJ pёr ngjarjet? Shtypi pёrpiqej t’i minimizonte kёto zhvillime, madje edhe t’i keqinterpretonte. Fajin pёr situatёn aktuale e ka Perёndimi, shkruan gazeta “Neues Deutschland”, organi qendror i SED-sё. Ajo citon Rudi Mittag, zёvendёsministrin pёr Sigurinё e Shtetit, i cili bёn fjalё pёr “ndёrhyrje tё hapura tё politikanёve dhe tё mediave nga RFGJ nё çёshtjet tona tё brendshme”. “Tё tilla kёrkesa imponuese e revanshiste ndikojnё ndjeshёm nё ashpёrsimin e situatёs.” Mё tej gazeta citon njё fjalim tё zёdhёnёsit tё Ministrisё sё Jashtme tё Bashkimit Sovjetik, Gennadi Gerassimow, se muri nuk ёshtё zhdukur, edhe pse disa komente nё Perёndim synojnё tё krijojnё kёtё pёrshtypje. Gerassimow kujton edhe fjalёt e Egon Krenz, qё kufiri shtetёror i RDGJ-sё nuk shёrben pёr tё penguar kontaktet mes njerёzve.

Nё vend tё raportimit pёr ngjarjet pёrgjatё Murit, “Neues Deutschland” fokusohet tek takimi mes Johannes Rau, askohe nёnkryetar i SPD-sё dhe kryeministёr i landit tё Renanisё Veriore – Vestfalisё, dhe Egon Krenz. Nё kёtё takim ky i fundit si sekretar i pёrgjithshёm i SED-sё informonte kolegёt gjermano-perёndimorё pёr “hapat konsekuentё pёr ripёrtёritjen nё politikё, ekonomi dhe shoqёri”. Qёllimi, sipas tij, ёshtё njё ripёrtёritje duke u nisur nga interesat dhe nevojat e popullit, synohet qё socializmi tё formёsohet mё joshёs dhe mё me vlerё jetese pёr secilin qytetar.

Anёtari i Komitetit Qendror Kurt Hager citohet me fjalёt vetёkritike: “Mё duhet tё them, se unё me sa duket vazhdimisht jam larguar – ndonёse mё ёshtё thёnё qartё – prej jetёs reale, faktike, prej asaj qё ndodh nё ndёrmarrje apo nёpёr dyqane e diku tjetёr.” Vetёm njё fotografi tё vogёl me mbishkrimin “Shumё lёvizje nё pikat kufitare ” i kushton kjo gazetё ngjarjeve pёrgjatё Murit.

Edhe disa njerёz nё rrugё citohen: “Gjё e mirё! Sot nё mbrёmje jemi kthyer”, thotё njё kalimtar. Njё tjetёr i pёrgjigjet pyetjes se cilat janё dallimet: “Rrugёt nuk duken ndryshe nga ato nё Prenzlauer Berg, sgurisht qё dyqanet janё mё tё larmishme, oferta ёshtё impresionuese, por nё shtёpi ndihem nё anёn tjetёr. Aty kam punёn, njё banesё tё bukur, njё vend nё kopёsht pёr Nicolen.”/DW

 

Fraksion.com