“Pjesë e bandës që shfrytëzonte prostituta”; Shqiptari arrestohet në aeroport në Itali
Vetëm pak çaste pasi kishte zbritur nga një avion i nisur nga Tirana, 25-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia italiane në aeroportin e Torino Caselle.
I riu shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte shpallur në kërkim nga policia e Astit, si pjesë e një bande që menaxhonte dhjetë vajza si prostituta në zonën e Savona dhe Alessandria.
Hetimet ndaj shqiptarit nisën në kuadër të operacionit të koduar “New generation”, në vitin 2016, pas kërcënimeve me vdekje që kishin marrë disa nga vajzat.
Si pjesë e grupit policia italiane vuri nën hetim 11 shqiptarë, që të gjithë të akuzuar për shfrtytëzim prostitiucioni të vajzave me origjinë shqiptare.
Vijojnë ende të jenë në arrati edhe tre shqiptarë, ndërsa pjesa më e madhe janë arrestuar.
Fraksion.com