AktualitetTë fundit

“Rrëmben djalin 6 ditë para gjyqit me bashkëshortin”; Në kërkim nga autoritetet amerikane, dëshmitarja: Jetojnë në Durrës

Një pistë e cila po çon në zbulimin e vendodhjes  së 35-vjeçare Mirela Zefit dhe djalit të saj 8 vjeçar të zhdukur prej muajit gusht, gjatë emisionit Pa Gjurmë. Një telefonatë gjatë emisionit ka treguar se Mirela bashkë me djalin e saj janë strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Ajo tha se nënë e bijë tashmë janë larguar nga kjo banesë por vijojnë të jenë në qytetin e Durrësit.

“Ajo gjithë verës unë e kam parë, bashkë me çunin. Ishte me qira. E dëgjoja kur bërtiste. Kishte marrë shtëpinë te Çezma e Ferrës. E kam parë para dy ditësh te muzeu. Ecën para vetë, fëmijën e lë mbrapa. Po të vini të pyesni aty ku ka qenë me qira mund ta gjeni”, tregoi dëshmitarja.

Ndërsa nga Amerika një një lidhje Skype gjatë emisionit bashkëshorti i Mirelës Martin Zefi u shpreh se ajo ka problem dhe nuk është e vetëdijshme për veprimet që bën dhe se djali është larguar me të pa dëshirën e tij.

“Ajo ka një vit e ca që ka pasur probleme. Pati marrë ilaçe. U tremb. Thoshte se doktorët duan ta paralizojnë.  Me 19 korrik kam ikur në punë, kemi folur bashkë. Kur erdha tek shtëpia nuk e gjeta aty. Aty ma mori mendja se çfarë është problemi i saj. Ajo ka thënë se duan ta mbysin dhe ta helmojnë. Djali ka qenë i sëmurë i dilnin disa puçrra. E ka marrë djalin e ka çuar në spital ka thënë ma kanë helmuar. Ajo ka qëndruar në një apartament me qira.  Kam marrë një avokat, ai më ka thënë merre sille në gjykatë. Ajo e ka marrë djalin e ka ikur”, u shpreh Martin Zefi.

2 vite para se të largohej drejt Amerikës ajo kishte shfaqur probleme psikologjike, ndërsa ndaloi së vazhduari kurën që merrte. Ajo nuk dërgonte as në shkollë të birin nga frika e një rrëmbimi, ndërsa sot akuzohet vetë për rrëmbim nga autoritetet Amerikane.

Mirela kujdesej për të birin ndërsa bashkëshorti Martini punonte në ndërtim. Më shumë se një dekadë bashkë, jeta e tyre ndryshoi në 360 gradë. Pas një jete të ndërtuar në Amerikan e largët, Mirela vendos të marrë djalin dhe të largohen. Në momentin që asaj i erdhi lajmërimi nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, ajo largohet pa gjurmë, më datë 16 gusht të këtij viti, një javë para zhvillimit të kësaj séance./shqiptarja

 

Fraksion.com