AktualitetTë fundit

Menaxhimi i armëve; 20 ekspertë nga Policia e Shtetit trajnim nga SHBA

“20 ekspertë nga Policia e Shtetit përfunduan një Trajnim Kombëtar të përqendruar një javor mbi Sigurinë Fizike dhe Menaxhimin e Stokut të Armëve të Vogla, Armëve të Lehta dhe municioneve të tyre”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ambasada SHBA-së, thekson se “Trajnimi u financua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe u organizua nga SEESAC e UNDP dhe është pjesë e aktiviteteve për forcimin e masave të sigurisë së kontrollit për armët e vogla dhe armët e lehta në Shqipëri, të financuara nga Shtetet e Bashkuara”.

“Qëllimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të personelit të ngarkuar me planifikimin, menaxhimin dhe ruajtjen e rezervave të armëve të vogla, armëve të lehta, dhe municioneve të tyre”, shprehet ambasada.

 

Fraksion.com