Kryqi i Kuq italian publikon videon: Momente prekse kur Alvin takohet me familjen;
Alvin Berisha mbërrin në Itali. 11-vjeçari me origjinë shqiptare u transferua me një fluturim të planifikuar nga Alitalia (AZ 827).
“Gëzim i jashtëzakonshëm që mundëm të sjellim vogëlushin Alvin përsëri në Itali, në krahët e familjes së tij. Duhet të punojmë më shumë për fëmijët e tjerë në Al-Hol dhe në fusha të tjera në Siri. Është një situatë komplekse, por nëse ekziston vullnet politik, mund të bëhet ” shkruan Presidenti i Kryqit të Kuq italian, Francesco Rocca.
Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha fluturoi drejt Sirisë me të ëmën që donte ti bashkohej ISIS.
Vogëlushi shqiptar, nëna e të cilit do të vdiste në një shpërthim së bashku me bashkëshortin e ri dhe djalin që kishin së bashku, do të përfundonte më pas në kampin e refugjatëve Al Hol, në veri-lindje të Sirisë, atje dhe ku u gjet.
Operacioni u zhvillua dy ditë më parë dhe Alvin u largua nga kampi Al Hol nëpërmjet një korridori humanitar për të qëndruar një natë në hotel në Damask.
Ditën e djeshme ai udhëtoi nga Siria në Bejrut, Libi dhe mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7 ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos. Të gjithë sytë ishin tek Alvin që preku zemrat e gjithë shqiptarëve dhe italianëve.
Fraksion.com