AktualitetTë fundit

Konfirmohet në detyrë gjyqtari Artur Kalaja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Alma Faskaj relatore, Firdes Shuli  anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Fraksion.com