AktualitetBota+Të fundit

“Terminatori” dënohet me 30 vjet burgim për krimet në Kongo

Një ish-udhëheqës i rebelëve të Kongos u dënua me 30 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Bosco Ntaganda, i njohur me nofkën “Terminator”, u dënua për 18 akuza, përfshirë: vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorim të fëmijëve si ushtarë.

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime kanë konstatuar në korrik se luftëtarët besnikë të Ntagandas kanë kryer “masakra të tmerrshme” kundër civilëve.

Dënimi është më i gjati që ka shqiptuar ndonjëherë Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ntaganda, 46 vjeç, është personi i parë që u dënua për skllavëri seksuale nga kjo gjykatë.

Ai ka qenë i përfshirë në disa konflikte të armatosura, si në Republikën Demokratike të Kongos, ashtu edhe në Ruandë.

Ntaganda është dorëzuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ruandë në vitin 2013.

 

Fraksion.com