AktualitetTë fundit

“S’jemi për lëmoshë”; Fermerët e Myzeqesë protestë te Ministria e Bujqësisë: Duam rimbursime

Fermerët e Myzeqesë e kanë transferuar protestën e tyre në Tiranë, kërkojnë subvencione nga qeveria.

Pavarësisht kushteve atmosferike, për shkak të rreshjeve të shiut, me pankarta në duar para Ministrisë së Bujqësisë, fermerët bëjnë thirrje që të rimbursohen për investimet e tyre.

“S’kemi marrë asnjë lekë subvencion. Ne kërkojmë që të ulet çmimi i naftës pasi e marrim me1700-1800. Një tjetër pikë është që të ngrihet një laborator për nritjen e cilësisë së produktit. I kërkojmë AKU që të bëjë detyrën e saj dhe ministrisë së Bujqësisë. Nuk e merr njeri përsipër që të sigurojë serat. Kemi aplikuar për këto fonde, por s’kemi marrë asnjë”, tha një prej protestuesve.

“Ministri e turpit”, “S’jemi për lëmoshë”, mes këtyre thirrjeve dhe shumë të tjera, fermerët kanë kërkuar që fondi që është përcaktuar për bujqësinë t’u jepet atyre.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Bujqësisë. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë ka dalë nga zyra e tij dhe ka takuar nga afër protestuesit, ndërkohë që mori kontakte me përfaqësues të shoqatës së fermerëve.

Ai tha se ministria nuk ishte në dijeni të kushteve që kërkonin fermerët.

 

Fraksion.com