“Përpjekja nuk mbyllet këtu”; Rama publikon foton e Alvinit me ministrin Lleshaj në Siri
Kryeministri Rama ka dhene detaje te reja mbi operacionin qe coi ne lirimin e Alvinit 11 vjecar nga kampi ne Siri.
Rama me ane te nje reagimi ne Facebook, teksa publikon foton e Alvinit me ministrin Lleshaj i cili ka qene vete ne operacion, shkruan se as një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë
Me tej kryeministri Rama falenderon kryeministrin Italian Conte i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane dhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm
Reagimi i plote i Rames:
ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍
Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗
Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹
Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏
Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…
Fraksion.com