AktualitetEkonomiTë fundit

Moti i keq/Porti i Durrësit masa për përballimin e situatës, tragetet nuk kanë vonesa

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Gjirin e Durrësit përgjatë orëve të fundit, nuk ka krijuar pengesë në veprimtarinë portuale.

Drejtoria Ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq i 24 orëve të fundit.

Automjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca janë në gatishmëri të plotë teknike dhe janë angazhuar gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm, në ndihmë të komunitetit qytetar në lagjet e Durrësit.

Bashkë me forcat operacionale, ato të FSPD-së, Dispeçerisë dhe të Administratës po bashkëpunohet me institucionet brenda dhe jashtë portit, si Prefektura, Kapiteneria, etj.

Tragetet e linjës nuk kanë patur vonesa, si në nisje ashtu dhe në mbërritjen e tyre, për shkak të situatës së qëndrueshme që është paraqitur në det të hapur.

 

Fraksion.com