Meta nxjerr videon e Alvinit me çantë shpine
Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me lirimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi i Al Hol në Siri.
“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!”, shkruan Meta, teksa publikon një video nga momentet kur Alvini është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS në Siri.
11-vjeçari shfaqet me një çantë shpine, atlete të bardha e rroba sportive, ngjashëm si të gjithë bashkëmoshatarët e tij që jetojnë në vende normale dhe pa luftë.
Alvin mbahet në krahë një pjesë rruge dhe më pas shkon drejt makinës duke çaluar për shkak të plagosjes në këmbë. Babai i Alvin tregoi se ai është nxjerrë nga kampi Al hol pasditen e djeshme, rreth orës 14:00 dhe në 22:00 të mbrëmjes së kaluar ka qenë në hotel në Damask.
Sot Alvin është nisur nga Siria për në Libi dhe nesër pritet të mbërrijë në Romë ku e pret i ati dhe motrat e tij që e shohin pas 5 vitesh.
Fraksion.com