Kina dhe SHBA ndërpresin rritjen e tarifave
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë tha se delegacionet “janë dakorduar në heqjen e plotë të rritjes së tarifave varësisht nga përparimi i bisedimeve”
Ministria kineze e Tregtisë ka njoftuar se Washingtoni dhe Pekini janë pajtuar t’i japin fund rritjes së tarifave në përputhje me përparimin e bisedimeve të tyre tregtare.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng, sot tha se delegacionet “janë pajtuar për heqjen e plotë të rritjes së tarifave varësisht nga përparimi i bisedimeve”.
Ai theksoi se nëse të dyja palët arrijnë të pajtohen në fazën e parë të marrëveshjes, në bazë të marrëveshjes në mënyrë proporcionale do të hiqen tarifat tashmë të imponuara./AA
Fraksion.com