AktualitetPolitikëTë fundit

“Grabitja e Postës në Krujë”; Rama: Zbardhja e ngjarjes, dëshmi se Policia është gati kundër “KÇK”

Kryeministri Edi Rama i ka shkruar sot një status në Twitter lidhur me  arrestimin e grabitësve në Krujë.

Kreu i qeverisë shkruan se zbardhja e vjedhjes së postës tregon gadishmërinë e Policisë në luftën kundër krimit si dhe rritjen e forcës goditëse të saj.

Rama e lidh ngjarjen edhe me grupin “kap ça t’kapësh” me të cilin ai përkufizon gjyqtarët dhe prokurorët që nuk i janë nënshtruar ende Vettingut. Ai thotë se Policia është gati për sprovën me këtë grup.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë, një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK” – shkruan Edi Rama.

 

Fraksion.com