AktualitetTë fundit

“Blindohet” Vlora e Lushnja; RENEA e FNSH kontrolle masive për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit

Një aksion i gjerë po zhvillohet këtë mbrëmje nga Policia e Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës, RENEA dhe FNSH. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të personit të dytë, që dyshohet se ka lidhje me atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Mësohet se policia po kryen kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës dhe të Lushnjës, ku dyshohet se fshihet një prej autorëve të ngjarjes së rëndë.

Deri më tani është arrestuar 34-vjeçari Redjan Rraja, si i dyshuari kryesor për atentatin që la pas dy të plagosur dhe një të vdekur.

Andi Maloku humbi jetën sot pas gjashtë ditësh në spital.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com