Shkarkohet kreu i Gjykatës së Elbasanit; Ka probleme me pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur mëngjesin e sotëm shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurtit.
Seanca dëgjimore nga Kurtit u mbajt më 4 nëntor duke u përballur me trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.
Kurti është i dyti subjekt që nuk kaloi dot vetingun ditën e sotme, ndërsa më herët u shkarkua edhe prokurori, Përparim Kulluri.
Pas hetimeve të KPK, Kurti u shkarkua pasi rezultoi me probleme në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizimit.
Fraksion.com