AktualitetBota+Të fundit

Pompeo shpreh shqetësim për “ngacmimin” e ujgurëve në Xinjiang

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka shprehur shqetësim për atë që e ka cilësuar “ngacmim” të familjeve të “aktivistëve dhe të mbijetuarve” ujgurë në kampet e internimit në rajonin Xinjiang të Kinës.

Në një deklaratë të publikuar më 5 nëntor, Pompeo ka thënë se Uashingtoni “vazhdon të jetë shumë i shqetësuar nga raportimet e shumta se Qeveria Popullore e Kinës ka ngacmuar, burgosur dhe ndaluar anëtarët e familjeve të aktivistëve dhe të të mbijetuarve të myslimanëve ujgurë, që kanë bërë rrëfimet e tyre publike”, duke shtuar se në disa raste “abuzimet kanë ndodhur pas takimeve më zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit”.

“Guximi i mbrojtësve të ujgurëve për të ngritur zërin është shumë i rëndësishëm për zbulim të së vërteteës rreth abuzimit të të drejtave të njeriut dhe shtypjes së lirive fetare”, është thënë në deklaratë.

Në gusht të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 1 milion ujgurë dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike myslimane në Xinjiang janë duke u mbajtur në “qendra kundër-ekstremizmit”.

OKB-ja po ashtu ka thënë se ata janë detyruar të qëndrojnë në kampe të riedukimit, pavarësisht pse Kina mohon një gjë të tillë.

 

Fraksion.com