AktualitetTë fundit

Njoftimi i ARRSH: Banorët e Astirit të dorëzojnë dokumentat për të marrë paratë

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë, që preken nga projekti i Unazës së Re, duhet të dorëzojnë dokumentat për të tërhequr vlerën e godinave të shpronësuara.

Bëhet fjalë për godinat që janë shpronësuar dhe do të shemben në segmentin “Pallati me Shigjete-Rrethrrotullimi Shqiponja”, pronarët e të cilave duhet të dorëzojnë dokumentat pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Njoftimi

Në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor ‘Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja’”, njoftojmë të gjithë pronarët e pasurive pronë private, të cilët janë shpronësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.231 Datë 17.04.2019, të dorëzojnë dokumetacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, sipas dokumentacionit në vijim:

  1. Çertifikatën e pasurisë (fotokopje të noterizuar).
  2. Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).
  3. Hartën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).
  4. Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës.
  5. Kopje të kartës së identitetit.

Dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptarë, ose nëpërmjet postës.

Adresa: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300

 

Fraksion.com