AktualitetTë fundit

Nis gjyqi për Redjan Rrajën, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për Redjan Rrajën.

Në gjyqin po zhvillohet me dyer të mbyllura, do të shqyrtohen kushtet e arrestimit të Rrajës, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj makinës ku udhëtonin Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.

Në foton e fiksuar nga Top channel është momenti teksa prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj hyjnë në sallën e gjyqit.

I pyetur më herët për ngjarjen,  Redjan Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë sipas burimeve “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.

 

Fraksion.com